Shkencëtarët të shqetësuar për shkrirjen e akujve, fluturojnë mbi arktik për të matur trashësinë e tij

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë dy javëve të ardhshme, disa shkencëtar të NASA-s do të hipin në një aeroplan kërkimor në Grenlandë së bashku me instrumentet lazer për të ndihmuar në kalibrimin e matjeve hapësinore të NASA-s të akullit të Arktikut.

Bëhet fjalë për avionin V të NASA-s që do të fluturoj nga baza ajrore Thule në Grenlandën veriperëndimore për të shkuar edhe më larg në veri. Dhe nëse moti i ndihmon ata do ta bëjnë këtë deri në shtatë herë.

Fushata ajrore do të studiojë grumbullin e akullit, borës dhe pellgjeve të shkrirë në Oqeanin Arktik gjatë muajve të ngrohtë të verës për të kuptuar më mirë shkrirjen e akullit në këto zona dhe jo vetëm.

“Ndryshimet në trashësinë e akullit të detit në Arktik gjatë verës janë vërtet të rëndësishme pasi kjo është koha kur akulli më i trashë dhe shumëvjeçar po zhduket,” tha Nathan Kurtz, zëvendës shkencëtar i projektit ICESat-2 në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard në Greenbelt, Maryland. “Ne duam ta mbajmë gjurmët e tij, por historikisht ka qenë e vështirë për ta bërë një gjë të tillë në të gjithë Arktikun.”

Për trashësinë e akullit të detit, radarët satelitorë dhe matjet me lazer zakonisht funksionojnë mirë – në tre nga katër stinët. Por në verë, oqeani dhe pellgjet e shkrirjes në akull e bëjnë më të ndërlikuar përcaktimin e saktë të lartësis së pluskimit të akullit mbi ujë.

Për më shumë se katër dekada, satelitët kanë gjurmuar zonën e akullit të detit që mbulon Oqeanin Arktik. Ndryshimi sezonal dhe nga viti në vit në ka treguar një tendencë të konsiderueshme tkurrjeje:

Por për të ditur me siguri, matjet satelitore duhet të konfirmohen nga matje të tjera të marra më afër sipërfaqes – dhe kjo është arsyeja pse shkencëtarët po fluturojnë mbi disa nga zonat më të largëta të planetit.

Zjarr Tv Ad