U dëmtua kundër Atletico Bilbao-s, një tjetër lojtar humbet Botërorin

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrojtësi i Barcelonës Sergi Roberto do të humbasë Botërorin 2022 për shak të një dëmtimi në shpatullën e majtë. Edhe pse në thirrjet e fundit ai nuk kishte hyrë në planet e Luis Enrike për shkak të dëmtimit të mëparshëm që kishte pësuar, ai e ka pasur gjithmonë në plan Roberton pasi vlerëson shkathtësinë e tij dhe profesionalizmin.

Por tashmë ai nuk ka asnjë shans pasi do të jetë jashtë fushave për të paktën gjashtë javë.

30-vjeçari u dëmtua mbrëmë në ndeshjen kundër Atletiko Bilbaos. Tashmë ai do të humbasë pesë ndeshjet e mbetura për Barçën nga tani deri në fund të vitit.

Sergi Roberto do të fokusohet në rikuperimin e tij dhe do t’i drejtohet derbit të 31 dhjetorit ose 1 janarit kundër Espanjolit.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad