U dënua për pr*stitucion, Alma Kaçi reagon pas vendimit të gjykatës: Është turp! E bënë për të përdhosur emrin tim

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alma Kaçi ka deklaruar se vendimi i gjykatës për ta dënuar me 1 vit burg për prostitucion është bërë për t’i përdhosur emrin.

Protagonistja e videos seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit me Safet Gjicin është shprehur se faktet e saj u hodhën poshtë vetëm prej faktit se video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e saj.

“Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq”, deklaroi Alma Kaçi për Ora News.

Ajo është shprehur se u godit më i dobti, por theksoi se do të vazhdojë të luftojë.

Deklarata e Alma Kaçit:

Jam Alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim.

Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t’ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lekë.

Nëse unë do të isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do të merrej me 1 person me të tillë epitet.

Kjo për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefonat që mua mi kanë sekuestruar SPAK-u. Nga 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet.

Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në një vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do të goditet.

Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq. Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor.

Nuk e mbaj mend datën ekzakte. Nga goja e një gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethënë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora Qesharake.

Bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo?

Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo se kam frikë, unë jam një, jam i luftarake por një vend ku shkelet e drejta e fëmijëve.

Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me zero të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do të luftoj.

Zjarr Tv Ad