Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i dyfishtë. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” ndërsa i plagosuri është dërguar nga persona të tjerë me plagë dhe i gjakosur në spital. Më pas mjekët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.
Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin e rëndë.
Viktima eshte Fatos Ferracaku, i cili merrej me tregtinë e peshkut. Ndërsa i plagosur ka mbetur Fatmir Mehaj.
Nga sa bëhet e ditur, autorët kanë qenë me motor dhe të maskuar.
Vrasja ka ndodhur një ditë pasi zëvendesministri i Brendshëm, Sander Lleshi zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë.
Në qytet janë ngritur postblloqe më kapjen e personave të dyshuar apo me armë.