“Bosi i krimit e ka vendin në burg”, Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Shullazin

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reagim i fortë nga Ambasada Amerikane në Tiranë vetëm një ditë pas vendimit të Krimeve të Rënda për dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin dhe në total 55 vite për bandën e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada e përshëndet këtë vendim, si një hap domethënës përpara, për gjithë shqiptarët që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi nga sistemi i tyre gjyqësor.

Reagimi i Ambasadës Amerikane 

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

Zjarr Tv Ad