U ekzekutua nga Sokol Mjacaj, familja Lleshi: Ja pse kishim shkëputur çdo kontakt me Arbenin

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historia nis në 10 Prill të vitit 2012 në Britaninë e Madhe, në qytetin e Sauthemptonit. Atë ditë, policia vendase e gjeti të shkrumbuar brenda mjetit të tij tip Mercedez trupin e viktimës Agim Hoxha, nga fshati Shtjefën i Matit.

Ai ishte vrarë diku tjetër dhe autorët e krimit kishin djegur trupin për të humbur gjurmët. Policia vendase identifikoi si autor të krimit pikërisht shtetasin Arben Lleshi nga fshati Rrokaj i Matit. Në të shkuarën, Lleshi dhe Hoxha kishin qenë shok.

Sipas raportimeve të mediave britanike, mendohet se konflikti kishte nisur pas një mosmarrëveshje për tregtimin e një sasie kokaine. Një aktivitet në të cilin viktima dhe autori i krimit kishin bashkëpunuar prej vitit 2006.

Pas vrasjes në Britani, familja Lleshi u distancua nga Arbeni dhe shkëputi çdo kontakt me të. Këtë, e konfirmon motra e tij në një rrëfim në Inside Story.

“Në moshën 15 vjeç Arbeni emigroi drejt Anglisë i ndihmuar nga një mik i familjes tonë. Atje u dorëzua në një familje angleze ku qëndroi për shumë vite nën kujdesin e tyre. Në vitin 2012 ai na telefonoi dhe na tha që kishte marrë dokumentet. Në Prill të vitit 2012 ai erdhi në Shqipëri. Ai qëndroi vetëm 10 ditë.

Ne nuk dinim asgjë çka kishte ndodhur në Angli. Dhe ai u nis për Angli dhe në pamë në lajme që ai ishte arrestuar nga Interpoli në Itali. Ku më pas filluan në Angli hetime lidhur me këtë ngjarje. Sipas mediave dhe lajmeve ai u shpall fajtor nga gjykata Britanike por ai gjithmonë e ka mohuar vrasjen për të cilën akuzohej”, tha motra e Arben Lleshit.

Në debat e sipër, Arbeni e kishte goditur me sende të forta Hoxhën dhe trupin e pajetë e dogji diku tjetër për zhdukjen e gjurmëve. Në fund, ai u dënua me 32 vite burg. Në vitin 2016 u deportua në Shqipëri për të kryer dënimin në atdhe. Fillimisht në burgun e Fushë-Krujës, dhe së fundi në Peqin ku edhe u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.

“Pas një periudhe ai u ekstradua në Shqipëri ku ne përsëri nuk dinim gjë për ardhjen e tij në Shqipëri. Ne morëm vendimin për arsye të kësaj ngjarje të rëndë që kishte ndodhur për të mos e takuar kurrë”, tregoi motra e Arben Lleshit/ Top Channel

Zjarr Tv Ad