U emërua ministër i Brendshëm, Balla: Do mundohem t’ju zhgënjej…

0
450
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 75 vota pro, Taulant Balla ditën e djeshme është emëruar zyrtarisht ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se do të bëjë gjithçka që të mos zhgënjej askënd, teksa me nota humori thotë se do mundohet t’i zgjënjejë pozitivisht politikanët dhe qytetarët për punën në krye të kësaj ministrie.

“Të dashur miq, do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë

Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Balla në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad