U fol për krisje mes tyre/ Salvini i del në mbrojtje Melonit në “betejën” e saj me mediat: Kush merret me mamin, babin e politikanëve është…

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partneri i saj në koalicion, Mateo Salvini i ka dalë në mbrojtje Giorgia Melonit e cila pritet të bëhet kryeministrja e ardhshme e Italisë në “betejën” e saj me mediat vendase.

Në një postim në rrjetet sociale, Salvini shkruan se “kushdo që bën beteja politike duke sulmuar jo kundërshtarin, por mamin, babin, fëmijët, gratë ose burrat, është një burrë i vogël. Ose një grua e vogël. Zgjedhjet i fituam në mënyrë demokratike, pranojeni”.

Reagimi i tij vjen pak orë pasi Meloni ngriti padinë e saj të parë ndaj një gazetareje të “La Repubblica”.

Kjo pas shkrimit me titull “babai i Melonit ishte dënuar për trafik droge”.

“Gjatë fushatës së saj elektorale, @GiorgiaMeloni, Kryeministre e re e Italisë, promovoi një video përdhunimi që nënkuptonte se azilkërkuesit janë kriminelë që duan të zëvendësojnë të krishterët e bardhë.

Ironikisht, babai i Melonit është një trafikant famëkeq droge/kriminel i dënuar që kreu dënimin në një burg spanjoll”, shkruante gazetarja në Twitter.

Por Meloni thotë se babain e saj nuk e ka takuar nga mosha 11 vjecare deri sa ai vdiq.

Në reagimin e saj Meloni thotë: “Takti i shtypit italian që tregon për hallet e babait tim, që në titujt e tij nënçmues nuk ka një element themelor.

Të gjithë e dinë se babai im vdiq kur unë isha pak më shumë se një vjeç.

Të gjithë e dinë që zgjodha të mos e shoh më në moshën njëmbëdhjetëvjeçare.

Të gjithë e dinë se nuk kam pasur më kontakte me të derisa ai vdiq.

Mesa duket ndër shumë gjëra që nuk vlejnë për mua është edhe thënia “mëkatet e babait nuk bien mbi fëmijët”.

Ps. Zonja Jebreal, shpresoj se do të jeni në gjendje t’i shpjegoni gjyqtarit se kur dhe ku e kam bërë deklaratën që më atribuoni”.

Pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme, mediat italiane shkruajtën se pati një krisje mes aleatëve në koalicion, pasi Meloni sipas La Repubblica, nuk do t’i jepte poste kyçe Salvinit në qeverinë e saj.

Zjarr Tv Ad