U hodhën nga shkëmbi, plagosen dy të mitur në Himarë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në Himarë, ku dy të mitur, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç janë lënduar pasi janë hedhur nga një shkëmb në det.

Ngjarja ka ndodhur në Llaman, ku dy të miturit pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj për t’u hedhur në det, por janë përplasur sërish në shkëmbinj dhe janë plagosur.

Raportohet se i pari është hedhur 16-vjeçari i cili ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi , 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.

“Një nga shtetasitt ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi tjetër po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- njofton Policia.

Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese.

Zjarr Tv Ad