U infektua me Covid-19/ Ndahet nga jeta mjeku nga Skrapari…

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Doktor Esat Pashaj nga Skrapari, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus. Ai kishte 9 ditë që qëndronte në terapi intensive në Tiranë, ndërsa në orët e para të së hënës, e humbi betejën me sëmundjen.

Mjeku ishte Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar, njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar. Nuk është rasti i parë, që kemi humbje jete nga Covidi në bluzat e bardha.

Kujtojmë se në korrik, u nda nga jeta mjeku 69-vjeçar Hysni Shkjau, i cili ushtronte profesionin prej 40 vitesh dhe vuajti ndërlikime në frymëmarrje, për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ndërsa në fund të muajit qershor, u nda nga jeta mjeku 58-vjeçar Arjan Pushi, profesor me kontribute të njohura në fushën e hematologjisë.

Zjarr Tv Ad