U kapën me kontrabandë, pezullohen nga puna dy doganierët dhe dy inspektorët

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë masat për dy inspektorët dhe dy doganierët të arrestuar më herët gjatë një operacioni anti-kontrabandë.

Shtetasit A.H, 43 vjeç dhe F.M, 38 vjeç me detyrë inspektor, dhe dy doganierët V.B, 53 vjeç dhe J.P, 45 vjeç, të cilët u arrestuan gjatë operacionit “Dinarët”, këtë qershor janë pezulluar nga detyra.

Mësohet se AMP, nisur nga shkeljet e rënda të identifikuara ka vendosur pezullimin nga detyra të këtyre shtetasve.

“Këta shtetas janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.206, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, i referuar dhe ndjekur nga AMP Korçë nën drejtimin e kësaj Prokurorie gjatë operacionit “Dinarët” në kuadër të punës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, ku me herët në lidhje me këtë proçedim janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, ndër ta edhe punonjësit e mësipërm”, njofton AMP.

Zjarr Tv Ad