“U krijuan fasoneri dentare”, Andi Bushati: Shqipëria është kthyer në një Eldorado të turizmit dentar

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, mëse dy javë më parë te klinika dentare e mjekut Roland Xhxho në Tiranë, por edhe ngjarjet e tjera të rënda me humbje jete, për analistin Andi Bushati janë tregues të “mrekullisë së privatizimit” të sektorit të stomatologjisë në vend, dekada më parë. Bushati tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Shqipëria është kthyer në një Eldorado të turizmit dentar, të atyre që ai i cilësoi fasoneri dentare.

“Po t’i shohësh të gjithë neoliberalët në Shqipëri e kanë marrë privatizimin e sektorit dentar, që ndodhi i pari në mjekësinë publike, si gjënë “shikoni kush është mrekullia e privatizimit”. Ishte koha kur spitalet ishin beterr dhe nisën të lulëzonin këto klinikat dentare.

Para dy javësh pashë një dokumentar francez se si Shqipëria është kthyer në një Eldorado të turizmit dentar. Jemi në një pikë që, nëse privatizojmë të gjithë sistemin shëndetësor, siç ka ndodhur me krijimin e këtyre fasonerive dentare, i bëjnë mirë apo i bëjnë keq? Po të duam ta shohim në makro, ky privatizim agresiv i shërben në fund qytetarit, apo kthehet në një makineri rrjepëse dhe shteti duhet të jetë më i fortë, publikja duhet të jetë më e fortë dhe kontrolli duhet të jetë i fortë?”-tha analisti Bushati.

Zjarr Tv Ad