U la vetëm përballë Rusisë, Islami: Perëndimi s’e ka interes vital, nuk lë kokën për Ukrainën

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm Kastriot Islami bie dakord me deklaratat e presidentit të Ukrainës Zelensky, i cili tha se Perëndimi e ka lënë të vetëm atë dhe popullin e tij përballë Rusisë.

Islami: Në betejën e një grupimi perëndimor si NATO, BE, SHBA, Britani e Madhe që marrin sanksione ndaj një sistemi që është autoritar e ka populli. Putin thotë: Nuk do të shikoni Eurosong, punë e madhe. Ata presin që meqë qeflinjtë e këngëve në Shqipëri apo në Amerikë nuk do tu shfaqej festivali europian do të ngriheshin dhe bëheshin demonstrata të mëdha.

Zelensky e tha na latë vetëm. Atë e lanë vetëm dhe kjo betejë është e mbyllur. Raporti i forcave ushtarake, mjete, njerëz është 50 me 1 në Ukrainë. Nuk e di si do të ndodhë. Po i çojnë pajisje, po i bëjnë këtë të këngëve, valleve e dollive por këto nuk e trembin, nuk e kthejnë dhe nuk e dobësojnë Putinin. Ka 8 vjet që i kanë vendosur sanksione për Majdanin dhe ai ka dalë numër një për prodhimin e bujqësisë në botë. Perëndimi nuk e quajnë interes vital Ukrainën dhe nuk lënë kokën për Ukrainën, ky është thelbi.

Zjarr Tv Ad