U largua nga posti i nënkryetarit, Braimllari tregon çfarë po ndodh me çiftin Meta-Kryemadhi

0
145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endrit Braimllari ishte i ftuar ditën e sotme në “Breaking”, në Top News, ku ka folur për herë të parë në lidhje me largimi ne tij nga Partia e Lirisë.

Ai ka thënë se nuk ishte ai problemi brenda partisë së Ilir Metës, dhe se ky subjekt është përballur me armiq realë. Ai tregoi dhe se çfarë po ndodh me çiftin Meta-Kryemadhi, me të cilët ka pasur bashkëpunim prej shumë vitesh.

“Ne në Partinë e Lirisë nuk jemi marrë me armiq imagjinarë, unë nuk kam qenë problemi aty. Armiqtë tan kanë qenë realë. Në SPAK ka prokurorë që bëjnë punën, por ka dhe nga ata që ‘flirtojnë’ me qeverinë. Me Monikën kam pasur marrëdhënie shumë të ngushta gjatë punës në forumin rinor, kam përballuar një fushatë elektorale shumë të ashpër dhe bëmë një punë shumë të fortë në zgjedhjet e vitit 2021, ku arritëm të merrnim 4 mandate.

Nuk ka pasur konflikte fizike por kanë qenë tonet më të ashpra sepse kemi pasur këndvështrime ndryshe. Nuk do ketë largime të tjera nga partia, unë dhashë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit.

Ti mendon se do më pengojë dikush të hyj në partinë që dhashë 19 vite kontribut? Unë kam parë shumë ndryshime dhe nuk më ndalon kush të hy aty. Kam hyrë që fëmijë, jam rritur aty, tani janë vajza dhe djem me energji shpërthyese.

Kur u komunikua vendimi për largimin tim, me Kryemadhin komunikuam në telefon dhe kujtuam gjithë vitet që kemi kaluar bashkë. Sa i përket ‘frymës anti-Meta’, ka një fraksion , por nuk besoj se do krijojë gjë. Ky fraksion nuk i shërben PL-së në këto momente.”- tha ai.

Zjarr Tv Ad