U ndanë 70 vite më parë kur ishin adoleshentë/ Pandemia ribashkon përsëri ish-çiftin dhe vendosin të martohen…

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historia e pazakontë, e çiftit që u ndanë në shkollën fillore, për më shumë se shtatë dekada nuk u panë, janë ribashkuar gjatë pandemisë dhe tani po martohen, shkruan CNN.

Kjo histori e dashurisë së tyre, daton 68 vite më parë, kur Fred Paul dhe Florence Harvey, u takuan për herë të parë.

Të dy, ishin adoleshentë kur u takuan në Ëandsëorth, një qytet i vogël në Neëfoundland të Kanadasë. Ata kaluan çdo moment pranë njëri-tjetrit, nga ecjet pas meshës, e deri te vjedhja e puthjeve në orët e mësimit.

Pothuajse çdo natë, gjatë lidhjes së tyre dyvjeçare, Paul ndizte baterinë e dorës për t’i shkuar pranë shtratit, për t’i thënë natën e mirë.

“Ishte dashuria ime e parë. E dashura ime e parë dhe dashuria ime e vërtetë”, ka thënë Paul tani 84-vjeç, i cili gjatë një interviste dhënë për CNN, ka treguar detaje të lidhjes së tyre.

Por, kur Paul mbushi 18-vjeç, e Harvey ishte 15-vjeç, rrugët e tyre u ndanë. Paul u zhvendos në Toronto për të vazhduar punë, ku një vit më vonë, kur u rikthye për të, Harvey tashmë ishte larguar në një qytet tjetër.

Fatkeqësisht, ata nuk u takuan dhe u martuan me persona tjerë, duke krijuar edhe familje. Por, gjithçka ndryshoi në vitin 2017-të, kur Harvey mbeti sërish beqare, pasi bashkëshorti Len, ndërroi jetë nga një sëmundje e ligë.

Dyshja, ishin të lumtur gjatë martesës së tyre prej 57 viteve dhe kanë pesë fëmijë së bashku. Dy vite më vonë, gruaja e Paul, e cila ishte afro 60-vjeçe, gjithashtu ndërroi jetë pasi vuante nga sëmundje të ndryshme. Edhe ata kishin dy fëmijë dhe bënin jetë të lumtur.

Pikërisht këto humbje të përjetuara, bënë që dyshja sërish të ribashkohen. Kur Harvey dëgjoi se gruaja e Paul ndërroi jetë, i telefonoi për t’i shprehur ngushëllime.

Gjatë bisedës së tyre të parë, që ndodhi në festën e Shën Valentinit, ata diskutuan për jetën e tyre larg njëri-tjetrit, fëmijët, nipat dhe mbesat.

 

 

 

Zjarr Tv Ad