U përjashtua nga Partia Socialiste Dritan Leli nuk ‘zmbrapset’: Kemi plane!

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli,u përjashtua nga Partia Socialiste pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi të japë dorëheqjen për t’u kandiduar si deputet, kur mësoi se i ishte ofruar një pozicion jo i favorshëm në listë.

Edhe pse me urdhër të kryeministrit Edi Rama nuk duhet të ishte më në zyrën e tij,per te puna vijon sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Ditën e sotme, ai ka zhvilluar nje takim me Julinda Dhame, drejtoresha e Përgjithshme të Promovimit në Bashkinë Tiranë, dhe siç duket kanë plane në vijimësi.

“Po bëjmë plane që tani, bashkë me Julinda Dhamen, për ditët e bukura që na presin me aventurierët e Rally Albania. 300 pilotë profesionistë, shqiptarë e të huaj, do të garojnë në terrenet më të bukura shqiptare. Në dy nga ditët e programit, 5-7 qershor, pjesëmarrësit do të kalojnë nga shtigjet e vështira “off road” të Vlorës dhe ishullit të Sazanit, ku bashkë me adrenalinën e sportit, të huajt do të njohin e shijojnë edhe bukuritë natyrore të zonave kodrinore që kalojnë pranë detit. Bashkë me kënaqësitë e sportit, le ta prezantojmë Vlorën dhe potencialet e saj në të gjitha format!”-shkruan Leli

Zjarr Tv Ad