Një ditë pas denoncimit të oficerit të Krujës, Emiljano Nuhu se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunimin e Xh. Malokut, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i kreut të bashkisë Krujë, ka ardhur reagimi i kryebashkiakut.
Në një prononcim për News24, Artur Bushi thotë se dëshmia e Nuhut është e gatuar në selinë e PD dhe se ai nuk ka qenë në komisariatin e Krujës dhe për ta vertetuar pretendimin e tij kërkon të publikohen pamjet e komisariatit. Sipas tij, dëshmia e oficerit është e gatuar në selinë e PD.
“Dëshmia e Nuhut, e gatuar në selinë e PD. Nuk kam qenë në komisariatin e Fushë Krujës dhe për ketë do publikohen pamje nga komisariati i Fushë Krujës. Pamjet do vërtetojnë kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë. As Nuhu s’ishte në komisariat, ditën që ai pretendon .Të thonë emrat e oficerëve që kanë qenë atë ditë në Komisariat. Berisha shkruajti një version tjetër për këtë çështje, pasi e gatuan në zyrat e PD-së nxorrën ‘Babalen’ e re”- thotë Artur Bushi për News24./BW/