Veliaj: Po të bëjë PD veting nuk do t’i mbetet asnjë votues

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ka folur për vetingun në politike. Ai tha se nëse PD bën veting nuk do të ngelet asnjë votues. Sipas Veliajt, nese do te behej Vetting edhe ne art, atehere opozita do te mbetej pa protestues.

“Këta tani duan të bëjnë veting. Hajde të bëjmë njëherë veting për protestuesit e teatrit. Sondazhi i fundit thotë 83% e qytetarëve të Tiranës do teatër të ri, është vetëm çështje kohe derisa të shkojë në fund.

Meqë po flasim për veting, hajde ta bëjmë vetingun. Kush ka ngelur që proteston për teatrin. Vetingu i parë do thoni ka aktorë?! Zero aktorë. Vetingu i dytë, dy regjisorët, ish- drejtorë të PD janë të dënuar me vendim gjykate për vjedhje. Pra këta që duan të bëjnë veting nuk gjejnë dot protestues të padënuar. Ai tjetri i shoqërisë civile njëherë e kam heq unë nga puna për vjedhje aparati fotografi, njëherë e ka heq LSI për vjedhje nafte.

Pra nëse bëjnë këta veting, këtyre nuk u ngelet asnjë protestues, i ka të gjithë protestuesit të dënuar. Të dënuar, morën lekë për film dhe filmi nuk u bë kurrë. Këta thonë janë aktorët, kush janë aktorët?! Dy ish-drejtorë të PD që vodhën lekët”- u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

Zjarr Tv Ad