U përplas me Nokën e Bardhin, i shkulën edhe mikrofonin/ Flutura Açka: Duan ta mbajnë në kaos parlamentin! Kjo formë proteste nuk na ka nxjerrë në dritë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate, Flutura Açka, e cila u përplas me kolegët e saj Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, të cilët bllokuan komisionin që ajo drejtonte dënoi aktet e kryera nga ta.

Në një deklaratë për gazetarët, Açka u shpreh se ata duan të mbajnë në kaos Parlamentin, ndërsa theksoi se “ngritja e komisioneve hetimore që kërkon opozita janë të domosdoshme”.

Sipas Açkës, ‘kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë në dritë’.

“Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet të mbajmë në kaos parlamentin. Personalisht e shoh si një gjest jo të mirë dhe jashtë detyrës time si deputetë të dal dhe të bërtas nëpër korridor dhe mos tregoj ku e ka plagën kjo qeveri, çfarë vjedh dhe ku vjedh.

Kjo ka qenë arsyeja që këtë vit ta nis komisionin me prezence fizike. Sic e patë vetë, u bëtë dëshmitarë të një përplasje. Me vjen keq sepse është një përplasje me kolegët tanë që duan të prishin seancat. Keqardhjen më të madhe e kam për aludimet.

Më vjen keq që për shkak të këtij konfuzioni ne kemi përkeqësuar klimën. Kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë në dritë”, tha deputetja Açka.

Zjarr Tv Ad