U rrahën për një vajzë,djali i zëvendësministrit me krah të thyer

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Djali i mitur i Zëvendësministrit të MAPL-së së Kosovës, Bashkim Krasniqi, dhe 18-vjeçari Përparim Dugova, u përleshën fizikisht për një vajzë, siç raportojnë mediat atje. Nga ky konflikt, V.K., 16-vjeçar, mori disa lëndime trupore dhe përfundoi me një dorë të thyer. Për ngjarjen policia mbrëmë ndaloi tre persona. Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se i kishte ngacmuar të dashurën dhe pastaj u përlesh me të.

Djali i zëvendësministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup dhe theu dorën si rezultat i incidentit. Përleshja përfundoi përkohësisht me ndërhyrjen e kalimtarëve.

Edhe pse V.K. kishte insistuar se vajzën e kishte vetëm shoqe, Përparimi kishte vendosur t’i lante hesapet.

Zëvendës ministri Krasniqi ka reaguar dhe treguar versionin e tij për ngjarjen.

“Djemtë janë të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me thikë. Me të parë rastin, disa komshinjtë kanë intervenuar për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident. Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas intervenimit të komshinjëve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfiliktin ta vazhdoj në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”, deklaroi ai.

NJOFTIMI I POLICISE
“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Gjirokastra” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (te mitur) të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

 

Zjarr Tv Ad