Panuçi bëhet objekt talljesh nga shtypi italian

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtypi italian nuk e ka falur ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi, duke sjellë në vëmendje një deklaratë të tij para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020.

Një nga rubrikat e “Gazzetta dello Sport”, shkruhet se Panuçi ishte shumë optimist para ndeshjes së parë me Turqinë, por në fakt erdhi shkarkimi menjëherë. “Aventura është e bukur, sepse të drejtosh një ekip kombëtar është diçka shumë e rëndësishme gjithmonë. Fillojmë ndeshjet kualifikuese me entuziazmin e duhur për të arritur objektivin tonë.

Ëndrra ime për të ardhmen? Jam shumë i lumtur në Shqipëri. Kam punuar shumë që të përmirësohem si trajner dhe tani dua t’i jetoj në maksimum këto eliminatore”, – kishte deklaruar trajneri Panuçi, por gjërat shkuan keq dhe ai u shkarkua pas humbjes 0-2 me Turqinë.

 

Zjarr Tv Ad