U tha se do kandidonte për Bashkinë e Tiranës, flet mjeku Alimehmeti: Ja si qëndron e vërteta

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku i njohur infeksionist Ilir Alimehmeti ka reaguar pas lajmeve për kandidimin e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet që do të mbahen pranverën e ardhshme.

Alimehmeti hodhi poshtë këto lajme duke thënë se janë nxjerrë nga burime të gabuara. Ai theksoi se çdo gjë ka kohën e vet dhe se ai nuk beson te gjërat të cilat nuk janë të pjekura dhe nuk vijnë nga personat e duhur, në momentin e duhur.

“Unë kandidat? Ju jeni duke iu referuar disa burimeve, por duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Ai dikush që ka shkruar duket edhe të japë shpjegime për këtë. Duhet të them që tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyesë dhe ta konfirmojë këtë gjë.

Me qetësi. Gjërat duan kohën e vet. Unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat që nuk vinë të pjekura nga personat e duhur në momentin e duhur. Deri në këtë moment janë mediatike. Ju e njihni më mirë profesionin tuaj se unë. Në forumin tuaj e keni më të lehtë ta sqaroni”, tha Alimehmeti në Top news.

Zjarr Tv Ad