U tha se refuzoi çmimin e parë në “Fest 61”, Elsa Lila i dorëzon trofeun …

0
1080
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Pikërisht për këtë arsye u përfol lart e poshtë që Elsa e kishte refuzuar trofeun që fitoi. Por, prisni kjo nuk është e vërtetë!

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe vajza e saj janë drejtuar në zyrat e RTSH-së për të marrë trofeun. Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Radio Televizionit Shqiptar në Instagram.

“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”, shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë.

Kënga “Evita” është një dedikim për të bijën e saj, e cila në fakt ndodhej në skenë duke ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj. Madje, kamerat e fokusuan të bijën e këngëtares dhe ishte rritur kaq shumë. Elsa Lila është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas akuzave për trafikim droge.

Zjarr Tv Ad