Personi në foto është 22-vjeçari Gëzim Sinomati, i cili mbeti viktimë pasi u qëllua për vdekje me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 janar), ndërsa mësohet se Sinomati ishte kthyer në Vlorë për festat e fundivitit dhe më pas do largohej drejt Belgjikës, ku jetonte.
SI NDODHI VRASJA?
22-vjeçari Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper. Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BMË, të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”.
Mësohet se rreth 10-15 persona janë pyetur në polici për ngjarjen që ndodhi të dielën në mbrëmje. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin.
Në dëshminë e tyre nuk është se kanë treguar diçka reale që mund të ndihmojë për ngjarjen në fjalë. Autori ngjarjes ka qenë thuajse i padukshëm në kryerjen e këtij krimi.