U zgjodh kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviç merr vendimin e parë

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.

Në një postim në Facebook, ai bën me dije se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai, do të jenë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.

Dritan Abazoviç u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi. Ai është kryeministri i parë shqiptar në historinë e vendit.

Zjarr Tv Ad