Ukraina fiton “Eurovision 2022”, publiku përmbys rezultatin

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ukraina ka fituar edicionin e 66-të të Eurovision. Pas një nate maratonë, vendi që ishte favorit absolut që në fillim dhe që arriti të grumbullonte 631 pikë është Ukraina.

Mbretëria e Bashkuar mori vendin e dytë, ndërsa Spanja u rendit e treta. Pjesën dërrmuese të votave Ukraina e mori nga publiku.

Pavarësisht pushtimit rus, Ukraina arriti të udhëtonte drejt Italisë për konkursin muzikor, i cili këtë vit i  kushtohej paqes. Ngjarja e madhe dhe rezultati përfundimtar  ishte një mundësi për të theksuar vlerën e madhe të bashkëjetesës paqësore të popujve.

Edhe vetë këngëtari pas performacës së tij pati një thirrje për të gjithë të pranishmit.

“Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupol. Ndihmoni Azovstal tani” bërtiti këngëtari Oleh Psyuk nga skena pasi performoi këngën e grupit ukrainas.

Zjarr Tv Ad