Ukraina flet me shifra: Ky është numri i civilëve të vrarë nga Rusia që nga nisja e luftës

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më shumë se 8.300 civilë janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thanë hetuesit në Kiev më 20 nëntor.

Midis tyre ishin 437 fëmijë, tha prokurori i Përgjithshëm, Andriy Kostin, raporton agjencia ukrainase të lajmeve UNIAN.

Sipas tij, më shumë se 11.000 njerëz u plagosën në luftën, e ka hyrë në muajin e nëntë.

Në fillim të këtij muaji, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, tha se tha rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor.

Ai tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt. Por, këto shifra nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7.8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, përfshirë Rusinë. Megjithatë, shifra nuk përfshin ata që janë detyruar të zhvendosen përbrenda Ukrainës./REL

Zjarr Tv Ad