Ukraina uron Pavarësinë e Shqipërisë: Mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka uruar Shqipërinë në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter, zëvendësministri shpreh mirënjohje për mbështetjen që Shqipëria ia ka dhënë Ukrainës që prej pushtimit rus, në 24 shkurt të këtij viti.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri ! I jemi mirënjohës Shqipërisë për mbështetjen dhe solidaritetin me Ukrainën. Urimet më të sinqerta për paqe dhe prosperitet për miqtë tanë shqiptarë!”, shkruan zv.ministri Yevhen Perebyinis.

Zjarr Tv Ad