UKT aksion për shkelësit që shpërdorojnë ujin e pijshëm dhe investime të reja në rrjet: Përfitojnë mbi 40 mijë banorë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupet Task Forcës së UKT-së dhe Bashkisë së Tiranës po monitorojnë çdo ditë situatën në terren për zbulimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet. Ndërhyrjet e paligjshme sjellin mungesë të ujit për qytetarët dhe shpërdorimin e tij. Verifikimi i fundit i UKT u krye në rrugën “Sami Frashëri”, ku 10 matësa rezultuan jashtë kushteve teknike.

“Ruaje Ujin! Mos e Shpëdoro! Sot grupet tona ishin në Njësinë Nr. 3 UKT, konkretisht në Rrugën “Sami Frashëri”, nga ku u verifikuan 60 kontrata dhe rezultuan 10 matësa jashtë kushteve teknike, për të cilët u morën masat paraprake për zëvendësimin e tyre. Gjithashtu, sektori i kontratave verifikoi 20 kontrata të pezulluara. Në bashkëpunim me Task Forcë vijoi kontrolli i 3 subjekteve në ketë zonë, për një nga të cilët do të vijojë monitorimi i situatës në ditët në vazhdim. Aksione të kësaj natyre do të jenë në fokus të punës tonë çdo ditë”, sqarohet në njoftimin e UKT.

Gjithashtu, po kryhen edhe investime në rrjet, nga të cilat përfitojnë mijëra banorë të kryeqytetit.

“Një investim i rëndësishëm po realizohet në Rrugët “Shefqet Ndroqi”, “Tre Vëllezërit Kondi”, Rruga “Budi” dhe Rruga e “Elbasanit”. Në këtë projekt përfshihet një gjatësi tubacioni rreth 13.000 metra linear, duke përfshirë pjesën shpërndarëse dytësore dhe pikat e lidhjes së familjarëve. Do jenë përafërsisht 40.000 banorë të cilët do të përfitojnë nga ky investim i rëndësishëm. Rrjeti i ri do të realizohet me materiale bashkëkohore dhe dimensionet e tubacioneve janë llogaritur në një perspektivë 25 vjeçare, për më shumë prurje dhe më shumë cilësi për qytetarët e Tiranës. Investimi konsiston në ndërtimin e rrjetit ujësjellës në të gjithë zonën, rritjen e presionit te furnizimit me ujë për të gjitha ndërtesat 6-katëshe, duke bërë të mundur eleminimin e pompave elektrike, gjithashtu duke kontribuar në kursimin e energjisë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e UKT-së.

BalkanWeb

Zjarr Tv Ad