Ministri e konsideron vendimin si akt kriminal të disa gjyqtarëve, që sipas tij duhej të ishin prapa hekurave.
Lleshaj: Gjyqtarët meritojnë të bashkohen pas hekurave me klientët e tyre. Operacioni Forca e Ligjit është vendosur në veprim për të adresuar atentatin që i është bërë drejtësisë.
Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e policisë derisa ky vendim të zhbëhet nga Gjykata e Lartë dhe autorët e këtij akti të pa shembull të përballen me ligjin.
Persona me profil të lartë kriminal, shumica janë pas hekurave. Njerëz të çartur, pa fe dhe atdhe po çmenden para parasë së krimit.
Mostrat politike përpiqen ti kthejnë në armë kundër qeverisë këto vendime. I siguroj familjarët e 4 dëshmorëve se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë dhe ligjore në respektim të plotë ”