Kryetari i PD-se Lulzim Basha doli sot në një deklaratë për median ku shtoi se po përgatitet ritenderimi i pjesës së ndërtimit të unazës së re në Tiranë, tenderi i fituar i së cilës u anuluan dhe për këtë çështje ka nisur një hetim i prokurorisë.
“Ndonëse është kapur në flagrancë për megaskandalin e unazës së re në vend të kemi politikanë e zyrtarë të arrestuar po përgatitet ritenderimi. Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrese në procesin e falsifikimit. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeministri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qendron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokurorisë e bën atë bashkëfajtore e bashkëshkelëse të ligjit. Sot cdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emëruar Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfudnuar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfitesit e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia.” U shpreh Basha ndërsa theksoi se do të ndiqen penalisht të gjithë ata zyrtarë që janë bashkëpjesëmarrës në këtë vjedhje historike që ka emrin firmën e vulën e Edi Ramës.