“Unaza e Re”, ARRSH: Të hënën nis vlerësimi i banesave në terren

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se grupet e punës së inxhinierëve ditën e hënë do të dalin në terren për të bërë vlerësimin e banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe, në zonën e Unazës së Re.

Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga Holta Deda, përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH.

Sipas saj, kjo gjë do të bëhet në mënyrë që të mundësohet dalja e Vendimit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësimit në një kohë sa më të shpejtë.

“Gjithë ekipi i inxhinierëve të ARRSH e ndjekin me një prioritet maksimal kryerjen e procedurave ligjore të shpronësimit të Unazës së Tiranës. Deri tani janë pritur dhe sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i Unazës së Madhe. Kjo është e konfirmuar dhe me listë prezencën dhe fotografitë nga sqarimet e zhvilluara pranë zyrave të ARRSH”, deklaroi Deda.

Ajo bëri me dije se prej tyre 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare.

Në vijim sqaroi se 50% e qytetarëve që posedojnë dokumenta pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ajo ju bëri thirrje gjithë atyre që kanë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH ku po punohet me orar të zgjatur deri në 20:00 të mbrëmjes.

 

Zjarr Tv Ad