“Unaza e Re”/ Gjiknuri: Nuk do të ketë asnjë prishje të banesave pa dale VKM, për demshpërblim

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e kohëve të fundit është kthyer tashmë në kryfjalën e ditës, kërkesa e tyre për tu shpronsuar 100%, me vlerën e tregut, duket se ka vënë në vështërsi qeverinë.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuari referuar situatës së krijuar kohët e fundit ka deklaruar se nuk do të ketë prishje të banesave pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimin e tyre.

Në këtë situatë ai e cilësoi segmentin e “Unazës së Re” si një aortë që i shërben të gjithë Shqipërisë. Kreu i kësaj ministrie iu bëri thirrje qytetarëve  të bashkëpunojnë me Autoritetin  Rrugor Shqiptar.

“Unaza e Tiranës, ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për Unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës pasi të bëhen shpronësimet”, tha ministri .

Zjarr Tv Ad