“Une e di kush e zhduku Vis Martinajn, ja ora”, ‘trondit’ këngëtarja shqiptare

0
1223
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që prej gushtit të vitit të kaluar fati i Ervis Martinajt ka mbetur mister. Një sërë skenaresh janë ngritur, ku disa pretedojnë se mbreti i lojërave të fatit është ekzekutuar nga rivalët e tij, ndërsa disa të tjerë thonë se ai është ende gjallë.

Mëngjesin e sotëm, ka qenë këngëtarja Fjolla Morina e cila përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në llogarinë e saj në “Instagram”, ka tronditur rrjetin dhe ka ngritur sërish pikpyetje lidhur me atë çfarë ka ndodhur me të shumëkërkuarin e Policisë, Martinajn.

Fjolla pretendon se e di kush është personi i cili qëndron pas zhdukjes së Martinajt dhe akuzon shtetasin me ininciale D.K, nga Shijaku. Madje, ajo ka postuar dhe një pjesë nga një prej klipeve të këngëve të saj ku thotë se ora që mban në atë projekt muzikor ka qenë pikërisht e Ervis Martinajt.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua dhe fëmijën tim çfarë duan të bëjnë”, shprehet këngëtarja. Ndërkohë, vlen për tu theksuar se këto deklarata të Morinës janë thjesht pretendime të saja dhe nuk dihet nëse janë të vërteta apo jo.

Zjarr Tv Ad