Unioni i Gazetarëve thirrje Ramës: Kërko ndjesë publike për ndërhyrjen, mospërgjigjen dhe penalizimin e gazetarit

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Unioni i Gazetareve Shqiptare njofton se sot do të jenë në protestë pasi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë çoi në “riedukim” gazetarin Klevi Muka, pas pyetjes që i bëri ministres Olta Xhaçka, pyetje e cila sipas kryeministrit nuk ishte etike.

Unioni i Gazetarëve kërkon që kryeministri të kërkojë ndjesë publike për ndërhyrjen, mospërgjigjen dhe penalizimin e reporterit  Klevin Muka.

Si dhe heqje dorë nga praktika e ndëshkimit me riedukim të reporterëve dhe anullim i tyre për rastet e Ambrozia Metës dhe Klevin Mukës.

Postimi i plotë:

UGSH është sot në protestë kundër “riedukimit” të kryeministrit për gazetarë!

Tiranë më 4 Korrik 2022

UGSH në protestën e sotme kërkon:

Ndjesë publike të kryeministrit për ndërhyrjen, mospërgjigjen dhe penalizimin e reporterit  Klevin Muka.

Heqje dorë nga praktika e ndëshkimit me riedukim të reporterëve dhe anullim i tyre për rastet e Ambrozia Metës dhe Klevin Mukës.

Reagim publik i Komisionerit për mbrojtjen e së drejtës për informim dhe për t’u informuar ndaj rastit të Klevin Mukës.

Mbetemi në pritje të reagimit ndaj kërkesave tona.

Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Zjarr Tv Ad