Universiteti Bujqësor i Tiranës/ Mësimi nuk do të zhvillohet vetëm online/ Seminaret do të zhvillohen në fakultet

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht vendimit të Komitetit të Ekspertëve për zhvillimin online të mësimit në universitete, Universiteti Bujqësor i Tiranës, ka vendosur për një mënyrë të kombinuar të mësimdhënies.

“Nisur nga situata e pandemisë, shkaktuar nga gjendja aktuale, UBT ka ndërmarrë masat e nevojshme për zhvillimin e një procesi mësimor, sa më të efektshëm dhe në mbrotje të shëndetit të studentëve, stafit akademik dhe administrativ”.

Kështu lajmërohet se procesi mësimor në UBT, do të zhvillohet në dy forma:

  1. Leksionet, do të zhvillohen online nëpërmjet platformës ZOOM
  2. Seminaret, do të zhvillohen në sallat e ambienteve të fakultetit respektiv, sipas orarit të miratuar.

Më tej, UBT thekson:

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, që gjatë procesit në ambientet e kampusit të UBT-së, të zbatohet protokolli i masave, mbajtja e maskës, distancë mbi 1.5 m si dhe dezinfektimi i duarve dhe matja e temperaturës.

Zjarr Tv Ad