“Universiteti në gjendje kënete, do ngelemi pa auditore e studentë”- Kovaçi thirrje rektoratit të mbajë qëndrim: Do ngeleni në histori si…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi ka bërë thirrje që rektorati të mbajë qëndrim në lidhje me protestën për rritjen e pagave. Ai u shpreh se  nëse vazhdohet me këtë sistem do ngelen pa auditorë dhe studentë, si edhe ky është momenti pa kthim që universitetet të mos shkojnë drejt greminës.

Sandër Kovaçi: “Do ngelemi pa auditore e studentë, duhet të çohemi sot, është momenti pa kthim që të ndjekim protestën tonë që universitet të mos shkojnë drejt greminës. Në lidhje me trajtimin financiar, synimi ynë është të ndryshojmë sistemin tonë të raportit mes studentëve dhe pedagogëve, është një distancim mes tyre. Duhet të vlerësohet pedagogu që të rrisë kohën e kalimit me studentët, jo të vijë në universitet me kohë të papaguar. Që kontrolli i njohurive të mos bëhet me një provim, por gjatë gjithë kohës.

Janë studentët më të keqtrajtuar në Evropë. Duhet ndryshuar ky sistem, duhet të profesioriati të trajtohet më mirë financiarisht. Kjo duhet bërë nga qeveria. Të gjithë të mbajnë qëndrim me këtë protestë, shansi fundit për të bërë ndryshim në sistemin universitar. Rektorati të dalë me qëndrim. Ndryshe do ngelni në histori që doni ta mbani universitetin në gjendje kënete dhe studentët do largohen.

Reklama e studentëve nga Bangladeshi, s’bën. S’kemi përse mësojmë gjuhën e balgaldeshasve pët ti mësuar ata, por të mbajnë studentët tanë.”

Zjarr Tv Ad