Urbani del nga rruga pranë “Stacionit të Trenit” në Tiranë, lëndohen dy pasagjere (Video)

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një urban ka dalë nga rruga në Tiranë, pranë ish-stacionit të Trenit, dhe për pasojë janë lënduar lehtë sipas policisë dy pasagjerë. Siç edhe shihet në videon e mëposhtme, urbani ka qenë i mbushur me pasagjerë, të cilët kanë zbritur me shpejtësi pas përplasjes së mjetit.

Njoftimi i policisë:

Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad