Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia. Ka qenë “diskutime të mira” është shprehur Von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në selinë e Komisionit Europian në Bruksel. Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni nevojën e rifillimit të dialogut, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj, sipas dpa. Dialogu Kosovë-Serbi ka ngrirë nga fundi i vitit 2018. Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania janë shprehur se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në ‘Twitter’
Ursula von der Leyen takon për herë të parë krerët e Kosovës dhe Serbisë: Të rifillojë dialogu!
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...