Mishi pulws:
Mishii pulës, i cili nga llojet e tjera si p.sh mishi i lopës, viçit apo deles, është më i shëndetshëm dhe i pasur në vlera ushqyese. Pula nuk mungon kurrë në tryezën e shqiptarëve, megjithatë jeni të sigurtë që e gatuani ashtu siç duhet? Mjekët infektologë këshillojnë të mos e lani kurrë pasi bakteret që gjenden në lëkurën e saj, si salmonela dhe histeria, mund të shpërndahen kudo dhe t’ju shkaktojnë infeksione të rënda që mund t’ju marrin jetën.
Mishi kuq:
Kur bëhet fjalë për mishin e kuq, ekspertët e shëndetit dhe konsumatorët, ndahen në dy kampe:nga njëra anë janë ata që këshillojnë ngrënien e tij pasi është një burim i shkëlqyer i hekurit, në anën tjetër janë ata që e ndalojnë ngrënien e tij, duke e konsideruar si kancoregjen dhe shkaktar të disa sëmundjeve: si diabeti, Alzheimer, depresioni etj. Megjithatë pavarësisht qëndrimit që mbani, nuk duhet ta lani kurrë pasi njëlloj si pula, mishi i papërpunuar përmban baktere që më pas shpërndahen gjatë larjes së tij. Këshillohet që shkrirja e tij të mos bëhet në mikrovalë, por të lihet të pushojë në një enë çfarëdo.
Kwrpudhat:
Kërpudhat janë një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të sasisë së konsiderueshme të fibrave, proteinave, aminoacideve, vitaminave (përfshirë B1, B2, B12, C, D dhe E) dhe mineraleve që përmbajnë. Mënyrat e përgatitjes së tyre janë nga më të ndryshmet, ndonëse sipas një kërkimi të fundit këshillohet të mos skuqen, pasi ky proces gatimi redukton vlerat e tyre ushqyese. Gjithashtu këshillohet të mos i shpëlani kurrë, ose t’i lini në ujë për një kohë të gjatë, pasi humbasin elasticitetin dhe shpërbëhen lehtësisht, si dhe kthehen në vatra infeksioni.