“Uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit do të paguajnë”, hakerat marrin nën kontroll faqen e Parlamentit të Shqipërisë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Grupi iranian i hakerave “Homeland Justice” kanë hakëruar faqen online të Kuvendit të Shqipërisë.

Në një njoftim në rrjetin e tyre “Telegram”, shprehen se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen.

Ndërsa faqja online Kuvendit është e paaksesueshme për vizitorët.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët tanë të korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, shkruhet në Telegram.

Zjarr Tv Ad