Vajza e Azemit refuzoi të “digjte” mandatin, vëllai kundër saj: Amaneti i tij është te ju

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari ka zgjedhur të jetë deputete e Kuvendit, duke dalë kundër partisë së saj, vëllai i saj Kiri është shfaqur në protestë.

Djali i madh i  Azem Hajdarit përkundër zgjedhjes së motrës është shfaqur përkrah kreut të PD-së Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët. Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!”, tha Kiri.

Gjatë fjalës së tij protestuesit kanë thirrur në kor “Azem, Azem ti je gjallë”.

Kujtojmë që vetë kreu i PD-së ka paralajmëruar motrën e tij me përjashtim nga partia, por si duket pavarësisht kësaj  Kiri nuk është ndikuar që të mos jetë i pranishëm  në protestë.

Nga ana tjetër Hajdari u shpreh në rrjetet sociale se është konsultuar me SHBA dhe BE dhe se shumë shpejt do ta bëjë publike vendimin e saj.

Zjarr Tv Ad