Paris Jackson është shprehur se ‘nuk është funksioni i saj’ të mbrojë publikisht babin Michael kundër akuzave për abuzim seksual. Modelja foli një javë pas transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland”, në të cilin dy burra akuzuan Jackson se abuzoi me ta seksualisht kur ishin fëmijë.
“Nuk ka asgjë për të shtuar, në lidhje me atë që është thënë për sa i përket mbrojtjes së tij,“-shkroi 20-vjeçarja në Twitter.
Ajo shtoi se mbështet familjen e saj për sa i përket pastrimit të emrit të ‘Mbretit të Popit’. Paris foli pasi u përndoq nga paparacët në New Orleans të enjten. Një fans tha se ajo do përndiqej vazhdimisht pasi fansat dëshironin të dinin mendimin e saj në lidhje me dokumentarin.
Në përgjigje, modelja lavdëroi kushëririn e saj të dytë Taj Jackson, i cili ka udhëhequr një fushatë mediatike kundër dokumentarit dhe po mbështetet një film rival.
“Taj po bën një punë të shkëlqyer,”-tha Paris. “Unë e mbështes atë por nuk është ky funksioni im.”
20-vjeçarja, është fëmija i dytë nga tre fëmijët e Michael, u kërkoi fansave më parë të qetësoheshin, në vend që të mendonin për akuzat.