Është 25-vjeçe, ka një fizik prej sportisteje dhe një mbiemër që nuk mund të kalojë pa u vënë re: Bianca Brigitte Van Damme. “Bree”, siç e thërret babai i saj, i famshmi Jean-Claude, ka vendosur të debutojë në botën e kinemasë.
E lindur nga martesa e aktorit të Hollivudit me sportisten Gladys Portugues, pas një të kaluare si kampione në artet marciale dhe në patinazh, Bianca ka vendosur të provojë shansin që të jep ekrani i madh, në fillim së bashku me babanë e saj dhe pastaj si producente, shkruan shqip.
Ata që e pyesin për raportin e saj me babanë e famshëm në botë, Bianca iu përgjigjet: “Ka shumë njerëz që vijnë tek unë për të më thënë se sa e adhurojnë babanë tim. Është e bukur kur e dëgjon, por çfarë lidhje ka me mua? Marrëdhënia jonë ka pasur ulje-ngritje, por tani shkon mirë”, – shton ajo.
Burimi : / Javanews.al