Vaksina e Oksfordit ‘nuk do të jetë gati për valën e dytë’

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

John Bell, profesor në universitetin prestigjioz britanik dhe anëtar i task forcës së vaksinave Covid në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se vaksina e zhvilluar në Oksford dhe e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca “nuk do të jetë gati për valën e dytë”

“Ne ndoshta jemi rreth tre ose katër muaj përpara kujdo tjetër për vaksinën por nuk do të jemi në gjendje ta kemi gjatë valës së dytë të sëmundjes”, – tha Bell.

Sipas ekspertit, në fakt, duhen mesatarisht tetë vjet për të bërë një vaksinë dhe tashmë është një mrekulli që kemi arritur Fazën 3 të provës në vetëm 8 muaj.

“Ne ndoshta tani jemi në fillim të valës së dytë, por vaksina mund të mbërrijë vetëm në fund të valës së dytë,” – i tha Bell gazetës Telegraf.

Vaksina e zhvilluar nga Oxford dhe e konsideruar si më premtuese nga ato që janë duke u testuar, kohët e fundit është ndaluar për shkak të një reagimi anormal të regjistruar në një nga 50,000 vullnetarët të cilëve iu është injektuar doza e vaksinës.

Ndalimi, megjithatë, zgjati pak më pak se një javë, ndërsa testet rifilluan në Mbretërinë e Bashkuar më 12 shtator.

Nëse nuk do të ndodhin ‘anomali’ të tjera, dozat e para mund të prodhohen në janar, por do të duhet të presim deri në pranverën e vitit 2021 për të pasur miliona doza të vaksinës.

Pikërisht rendi kohor i treguar nga Bell.

Zjarr Tv Ad