Vaksina/ Pse na ndihmoi shteti i BE? Edi Rama: Se më keni mua Kryeministër…

0
789
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në Shqipëri fillon fushata e vaksinimit. Në një konferencë për mediat, Kryeministri Edi Rama, ka thënë se; vaksina është siguruar përmes një vendi të BE, të cilin nuk mund t’ia tregonte emrin.

Ndër të tjera, Rama tha se; një nga arsyet pse shteti i BE, ndihmoi Shqipërinë, është për faktin se ai është Kryeministër. Më tej, Rama shpjegoi dhe arsyen pse ky shtet, ka kërkuar ruajtjen e konfidencialitetit.

Gjithashtu, në këtë konferencë, Rama bëri me dije se; ai do e merrte vaksinën ditën e sotme.

“Përsa i përket zhdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer si proces për shkak të gjithë hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidecialitet. Sigurisht që në një ditë të caktuar shpresoj ta them e ta falënderoj para shqiptarëve. Dhe vendet e tjera kanë kërkuar konfidencialitet. Kërkojnë konfidencialitet, pse? Për një arsye shumë të thjeshtë, se këto që e bën për Shqipërinë nuk do që tre apo katër, dhjetë vende të tjera t’i thonë bëje dhe për ne. Pse e bën për Shqipërinë? S’më takon mua t’ua them, por një nga arsyet është se keni Edi Ramën Kryeministër.”- kështu është shprehur Kryeministri Rama.

Zjarr Tv Ad