Vangjel Tavo u pështy në fytyrë në Himarë, Braçe: Horrat në këtë territor duket se kanë fituar imunitet se i mbron Greqia.

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur ditën e sotme (29 mars) në Himarë, ku prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo u pështy në fytyrë nga një qytetar.

Braçe thotë se Tavo nuk ishte në atë mbledhje si një qytetar i zakonshëm, por si një përfaqësues i shtetit shqiptar.

Ai shton se qytetari që pështyn zyrtarin e shtetit shqiptar duhet të marrë një përgjigje shembullore, duke theksuar se agjencitë ligjzbatuese të shtetit ose duhet të bëjnë detyrën ligjore ose të tërhiqen nga ai territor, ku “horrat” si puna e atij që pështyu zyrtarin duket se kanë fituar imunitet se i mbron Greqia.

Braçe e mbyll reagimin e tij duke specifikuar se kjo histori duhet të marrë fund me lig, tani.

Postimi i plotë:

DILINI ZOT SHTETIT SHQIPTAR NE #HIMARE!
VANGJEL TAVO NUK ISHTE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK NE #HIMARE, SI NJE QYTETAR I ZAKONSHEM;
ISHTE NE ATE MBLEDHJE SI PREFEKT I QARKUT VLORE-NEN JURIDIKSIONIN E TIJ ESHTE BASHKIA SHQIPTARE E HIMARES, PRA SI PERFAQESUES I QEVERISE E SHTETIT SHQIPTAR!
Ky horri i rruges pjese ne ate salle, i cili peshtyn ZYRTARIN E SHTETIT SHIPTAR, duhet te marre nje pergjigje shembullore SIC LIGJI PARASHIKON PER NJE AKT TE TILLE OFENSIV E FYES, POSHTERUES!
Pra, AGJENCITE LIGJZBATUESE te ketij shteti, ose te bejne detyren ligjore, ose te terhiqen nga ai territor ku HORRAT si puna e ketij qe peshtyn zyrtarin e shtetit, DUKET SE KANE FITUAR IMUNITET SE I MBRON GREQIA!
Kjo histori ku keta plehra fyejne shtetin shqiptar e cdo zyrtar perfaqesues te tij, DUHET TE MARRE FUND ME LIGJ, TANI!

https://www.facebook.com/watch/?v=771888521536850

Zjarr Tv Ad