Vangjeli nxjerr prapaskenat, flet për një pakt të fshehtë mes Bashës dhe ish-kryeministrit

0
608
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD, Lulzim Basha pati paraditen e së martës një takim me gratë demokrate, pranë RTSH. Por, jashtë ambienteve ku do të mbahej takimi ishin mbledhur disa gra të LDG dhe të rinj të FRPD-së që e pritën kreun e të djathtëve me pankarta që lexonin “Basha, një humbës serial” apo edhe me thirrjet “Basha ik”. Nuk munguan as vezët të hedhura në drejtim të automjetit të Bashës.

“Të shkosh të takosh gratë e partisë tëndë, i shoqëruar i mbrojtur nga burra, kjo është diçka që nuk shkon.  Ajo që shohim ne sot është pasoja e refuzimit për të parë shkakun në sy. Asnjëri nga të dy.”-tha ai.

Vangjeli u shpreh se mes Berishës dhe Bashës ka pasur një marrëveshje që nga maji kur ish-kryeministri u shpall “non grata” nga SHBA deri në momentin që Basha u rizgjodh në krye të PD.

“Berisha të tregojë prova për një tjetër pakt të bërë nga maji i shpalljes ‘non grata’ deri në zgjedhjen si kryetar i PD. Kanë një marrëveshje jo të ndershme ndaj demokratëve, që është prishur besoj në mënyrë të njëanshme nga Basha. Kjo është pjesa thelbësore e shkakut që të dyja palët refuzojnë ta shohin në sy.”-u shpreh ai.

Kurse për kyrministrin Edi Rama, Vangjeli tha se është duke përdorur një hile duke anashkaluar faktin që kreu i qeverisë nuk e ka komentuar asnjëherë shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit.

“Ka një hile që po e përdor kryeministri, duke tentuar të tregojë distancë ndaj palëve por duke mos fshehur gazin për atë që po ndodh në PD, ia kanë marrë qendrën e vëmendjes. Anashkalon që Berisha është non grata. Nuk është shprehur për këtë.”-tha ai.

Zjarr Tv Ad