Vartësi i Belinda Ballukut me rrogë 2 milionë lekë në muaj, kush është zyrtari i PS i arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zyrtari i Partisë Socialiste, drejtor në OST, Viktor Çervanaku u arrestua nga policia e Shtetit me urdhër të SPAK pas hetimeve për trafik kokaine nga Kolumbia, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Çervanaku i cili aktualisht mbante postin e drejtorit të administratës në OST, më herët ai ka qenë kryetar i Komunës së Frakullit në Fier, nën siglën e PS.

Në listëpagesat e muajit prill, vartësi i ministres Belinda Ballukut, rezulton se në këtë institucion paguhej 2 milionë lekë të vjetra në muaj.

OST është një institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Çervanaku u arrestua bashkë me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi në banesën në pronësi të tij në fshatin Frakull në Fier, u gjetën rreth 600 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve fshihej kokaina e importuar nga Kolumbia./panorama.al

Zjarr Tv Ad