Pas lirimit nga paraburgimi, Aurona Pelaj shihet rrugëve të Pejës

0
246
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, Aurona Pelaj, e cila dyshohet për sulmin brutal ndaj një 70-vjeçareje, është liruar nga masa e paraburgimit bashkë me dy ish-koleget e saj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga qyteti i Pejës, ku shihet Pelaj teksa shijon lirinë duke tymosur duhan në rrugë.

Kujtojmë se i gjithë rasti i dhunës çnjerëzore ndaj të moshuarës u zbulua pasi pamjet e dhunës u publikuan në rrjete sociale, të cilat u shpërndanë me të madhe dhe nxitën reagime nga të gjithë.

Sinjali pati publikuar detaje ekskluzive nga sulmi ndaj të moshuarës, i cili dyshohet se ishte planifikuar më parë nga Aurona Pelaj dhe koleget e saj./sinjali.com

Zjarr Tv Ad